Anëtarësohu
A mund të bëhem pjesë?
BRAINSTORM është e hapur dhe mirëpret të gjithë studentët apo profesionistët e rinj të fushave të ndryshme (mjekësore, sociale etj.), brenda ose jashtë Shqipërisë që duan të japin kontributin e tyre dhe të angazhohen në aktivitetet tona.
Si mund të kontribuoj?
Motoja e BRAINSTORM është kreativiteti. Çdo anëtar është i ftuar të sjellë ide të reja, të diskutojë mbi projekte dhe nisma aktive, si dhe të marrë pjesë në çdo aktivitet që realizohet, duke përfituar edhe certifikatë pjesëmarrjeje për çdo përfshirje.
Si mund të regjistrohem?
Për t’u regjistruar në BRAINSTORM duhet të plotësoni Formularin e Anëtarësimit Online (do të publikohet së shpejti) ose të paraqiteni pranë zyrës sonë. Tarifa e regjistrimit është 1.000 lekë. Pas regjistrimit do të pajiseni me Kartën e Anëtarësisë së BRAINSTORM.
