Fushata sensibilizimi
Organizuar nga “BRAINSTORM ORGANIZATION” në bashkëpunim me Universitetin Mjekësor të Tiranës dhe Këshillin Studentor të Universitetit Mjekësor të Tiranës.
Një aktivitet i shtrirë përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i shpallur për sensibilizimin kundër kancerit të gjirit. Një sëmundje e tillë, e cila vitet e fundit ka pasur një përhapje masive e të shpejtë, kërkon një sensibilizim shumë të ndjeshëm në popullatë. Ky aktivitet ka përfshirë rreth 20.000 zonja dhe 250 studentë.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ka qenë në përputhje me moton që kemi përdorur: “Të parandalosh është më mirë se të kurosh!” Jemi shpërndarë në grupe pune në rreth 20 qytete të Shqipërisë përgjatë gjithë muajit tetor. Puna ka konsistuar në tre seksione: shpërndarjen e informacionit te zonjat e takuara në rrugë, me anë të fletëpalosjeve; dhënien e informacioneve të nevojshme mbi simptomat e sëmundjes dhe metodat e kurimit e të ekzaminimit, nëpërmjet referimeve të ndryshme nga mjekë e studentë nëpër salla të mëdha, ku kanë qenë të ftuar një numër i madh zonjash nga çdo shtresë socio-ekonomike e profesionale.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e punës sonë ka qenë edhe intervistimi i zonjave të ndryshme që takonim nëpër akse rrugore në qytet, mbi informacionin që ato zotëronin për këtë sëmundje. Ky lloj përpunimi statistikor na ka nxjerrë rezultate të vlefshme, si dhe mundësinë krahasuese nga viti në vit, lidhur me informimin që ekziston në tërësi në Republikën e Shqipërisë dhe vlefshmërinë e fushatave të ndryshme sensibilizuese apo të çdo lloj përpjekjeje tjetër për sensibilizim nga organizma të ndryshëm shtetërorë e civilë.
Ky aktivitet ngrihet mbi bazën e vullnetarizmit që çdo student ka shprehur në një punë kolosale, e cila njëkohësisht ka nxitur interesin e tyre për t’u përfshirë në promovimin e një pune humanitare në grup.

FOTO NGA AKTIVITETI