Komuniteti & sporti
Organizuar nga “BRAINSTORM ORGANIZATION” në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit Mjekësor të Tiranës.
Një aktivitet i cili ka bashkuar dëshirën humane të rreth 200 studentëve, anëtarë tanë, për të ndihmuar rreth 100 të pastrehë që fatkeqësisht enden rrugëve të Tiranës.
Duke mbledhur kontribute vullnetare nga kushdo që shfaqi dëshirën të na ndihmonte, qoftë kjo ndihmë monetare apo me materiale fizike, ne përgatitëm pako të shumta me veshje dhe fruta. Të ndarë në grupe pune, kemi përfshirë thuajse të gjitha akset rrugore më të rëndësishme të Tiranës, duke i dhuruar nga një pako të tillë çdo të braktisuri nga fati që hasnim. Në këmbim kemi marrë vetëm një buzëqeshje, të përmbledhur në fund në një montazh fotosh të mbushura me ngrohtësi.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte t’u vinim në ndihmë, sado pak, të pastrehëve, si edhe zgjimi i një shpirti humanitar për të ndihmuar këdo që ka më pak mundësi se ne.

FOTO NGA AKTIVITETI