Edukim & trajnime
Organizuar nga “BRAINSTORM ORGANIZATION” në bashkëpunim me Universitetin Mjekësor të Tiranës dhe Këshillin Studentor të Universitetit Mjekësor të Tiranës.
Ky është një organizim për herë të parë në llojin e vet. Një nismë nga studentët e shkencave mjekësore për të ndërthurur anën shkencore me atë sociale e kulturore.
Një organizim 3-ditor, i programuar me seanca të rreth 15 referimeve shkencore nga profesorë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, me tematika që përfshijnë mjekësinë interne, kirurgjikale, farmaceutike, fushën dentare e atë të shëndetit publik, si edhe organizime të tjera kulturore. Pjesë e këtij programi janë edhe lojërat argëtuese, shëtitjet në pika të veçanta turistike rreth zonës përkatëse apo festat me muzikë.
Qëllimi kryesor i këtij lloj organizimi ndërthur aftësimin profesional të studentëve në mënyrë informale, nxitjen e punës në grup, aktivitetet socializuese midis studentëve dhe profesorëve, si edhe argëtimin e informimin kulturor gjatë vizitave të ndryshme turistike.

FOTO NGA AKTIVITETI