Komuniteti & sporti
Organizuar nga “BRAINSTORM ORGANIZATION” në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit Mjekësor të Tiranës.
“It’s popcorn time” është një nga aktivitetet e rregullta dhe më të këndshme që Brainstorm Organization organizon pasditeve të muajve prill–maj. E ku ka mënyrë më të këndshme se të kalosh një pasdite me miqtë duke parë një film tërheqës, të shoqëruar me disa kokoshka… Por jo vetëm kaq: më e rëndësishmja është kthimi i tematikës së filmit në një mini-debat mes nesh, duke diskutuar mesazhin që ai përcjell dhe efektin që ka mbi secilin prej nesh në realitetin tonë.
Qëllimi kryesor është shkëmbimi i ideve me njëri-tjetrin dhe i përvojave mbi ndodhi të caktuara në jetë, çka na bën të mësojmë një mënyrë ndryshe të këndvështrimit të gjërave… dhe na nxit të jemi pozitivë e këmbëngulës në planet tona.
Socializimi me njerëz të rinj dhe lirshmëria në debat e kthejnë pasditen e “It’s popcorn time” në një nga më të preferuarat e anëtarëve të Brainstorm.

FOTO NGA AKTIVITETI