Ndërgjegjësim shëndetësor
Organizuar nga “BRAINSTORM ORGANIZATION” në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit Mjekësor të Tiranës dhe KRYQIN E KUQ SHQIPTAR.
Kjo nismë ka qenë pjesë e bashkëpunimeve gjatë 3 edicioneve radhazi. Për ditë të tëra, ambiente të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë kanë qenë në dispozicion dhe të pajisura me materialet e nevojshme të siguruara nga Kryqi i Kuq, për të krijuar një ambient të sigurt për dhurimin e gjakut.
Rreth 1000 studentë kanë qenë pjesë e kësaj fushate duke kontribuar në dhurimin e gjakut. Një nismë pozitive që nxit shpirtin humanitar për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Rezervat e gjakut do të përdoren për pacientë të ndryshëm që kanë nevojë, apo në aksidente me trauma urgjente.
Është detyrë morale dhe profesionale, që të gjithë studentët e kanë ndjerë, të dhurojnë gjak, sepse kështu shpëtojnë jetë!