Komuniteti & sporti
Organizuar nga “BRAINSTORM ORGANIZATION” në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit Mjekësor të Tiranës.
Një aktivitet i bazuar mbi vullnetarizmin dhe shpirtin humanist të rreth 50 studentëve, anëtarëve tanë. Organizuar në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Tiranë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është dëshira për t’u ofruar të moshuarve që ndajnë bashkëjetesën e tyre në atë shtëpi një ditë krejt ndryshe nga e zakonshmja. Një ditë të mbushur me shumë dashuri, pse jo, ndoshta edhe një rikthim të asaj dashurie që, për një arsye apo për një tjetër, është paksa e zbehur nga fëmijët apo nipërit e mbesat e tyre. Një ditë të mbushur me shumë emocion, ku marrim rolin e një miku apo psikologu, që duke u ndenjur pranë për t’u dëgjuar historitë, brengat apo gëzimet e gjithsecilit, i bëjmë të kujtojnë për një moment se kanë një vend të rëndësishëm në këtë jetë, me gjithë kontributin dhe vlerat që secili ka përcjellë në këtë shoqëri.
Lojërat, bisedat, dhuratat, muzika, fotot, të qeshurat apo edhe një drekë modeste nuk kanë munguar gjatë gjithë ditës së qëndrimit tonë me ta, për t’u kushtuar më tepër vëmendje; për të krijuar lidhje të forta emocionale e gati miqësore, të cilat nuk mbyllen aty, por zgjasin ndër vite, sa herë që shkojmë t’i vizitojmë.

FOTO NGA AKTIVITETI