Komuniteti & sporti
Organizata BRAINSTORM, në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, organizoi edhe këtë vit, ashtu si çdo vit tjetër, Ballon Gala me rastin e festave të fundvitit. Si një aktivitet përmbyllës i një viti të suksesshëm, me një axhendë të ngarkuar aktivitetesh, ky event ofroi për të gjithë një mbrëmje argëtuese nën tingujt e muzikës së të gjitha rrymave, deri në shpalljen e Çiftit të Mbrëmjes, si valltarët më të këndshëm. Risia e këtij viti, ndryshe nga herët e tjera, ishte prania e të gjithë pjesëmarrësve me maska të ndryshme të përshtatura me paraqitjen e tyre, duke sjellë një atmosferë ndryshe, intriguese dhe me notat e harmonisë që sjellin festat e fundvitit.

































































































