Ndërgjegjësim shëndetësor
Dhjetor 2015 / Leksion Ndërgjegjësimi për Masat Anti-KorrupsJOn
Organizata Brainstorm, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT), me Prezencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shqipëri dhe me KSUMT, organizoi një leksion ndërgjegjësimi për masat antikorrupsion më 7 dhjetor 2015, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Ky leksion i hapur u mbajt në kuadër të projektit të Prezencës "Mbështetje për masat kundër korrupsionit në Shqipëri", të financuar nga Qeveria Italiane dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me kontributin e Shkollës Italiane të Administratës Publike, dhe është pjesë e aktiviteteve që OSBE zbaton në Shqipëri gjatë vitit 2015 me titull "Ndërgjegjësimi i të rinjve ndaj masave antikorrupsion".