Komuniteti & sporti
Mars - Prill - Maj 2015 / Tiranë
Organizuar nga “BRAINSTORM ORGANIZATION” në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit Mjekësor të Tiranës.
Let’s Talk ka në qendër të vëmendjes, siç e tregon edhe vetë emërtimi, diskutimin! Një diskutim që vjen në formatin e një kontakti miqësor e të drejtpërdrejtë midis të gjithë anëtarëve tanë pjesëmarrës dhe të ftuarve specialë të çdo edicioni.
Personazhet e ftuar janë persona publikë të gazetarisë, humorit, politikës, artit etj., me të cilët zhvillohet lirshëm një diskutim me pyetje e përgjigje, duke mësuar më shumë jo vetëm për jetën e tyre private përtej ekranit, por edhe nga mesazhet e përvojat e tyre në atë që bëjnë. Gjithashtu, pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë të ftuar edhe mjaft aktorë të disa spektakleve humoristike shqiptare, të cilët me humorin dhe improvizimet e tyre kanë sjellë një atmosferë shumë të këndshme dhe të dashur për të gjithë.
Qëllimi kryesor është krijimi i atmosferave të tilla të ngrohta, për të çliruar të gjitha energjitë negative të lodhjes së ditës dhe për t’u mbushur me humor e pozitivitet mes nesh, mes miqsh.