Edukim & trajnime
Janar 2015 / Tiranë
Në fillim të këtij viti u organizua takimi me kirurgun gjerman dhe drejtuesin e një shoqërie konsulence për mjekët, Dr. Thomas Dannecker, mbi mundësitë e punësimit dhe të specializimit në Gjermani për studentët e shkencave mjekësore, si dhe për të diplomuarit në këto fusha.
Takimi u shërbeu shumë të rinjve që synojnë rritjen e tyre profesionale në fushën e mjekësisë, për t’u njohur me procedurat e aplikimit dhe të pranimit në institucionet spitalore gjermane, me qëllim specializimin në fusha të caktuara apo punësimin e tyre pranë këtyre spitaleve. Dr. Dannecker ofroi të gjithë informacionin e nevojshëm për këtë qëllim.