Komuniteti & sporti
Dhjetor 2015 / Pas organizimit të disa koncerteve humanitare, organizata BRAINSTORM, me të gjitha të ardhurat e mbledhura në këto koncerte dhe në bashkëpunim me një grup gjimnazistësh nga gjimnazi "Myslym Keta", Kombinat, mundësoi shpërndarjen e ndihmave në veshje dhe ushqime për familjet në nevojë. Rreth 8 familje u përfshinë në kontributet e dhuruara për festat e fundvitit. Urojmë që emocioni, humanizmi dhe dëshira e mirë e studentëve për të plotësuar disa nevoja thelbësore të këtyre familjeve të jenë edhe më të mëdha herën tjetër.
























