Ndërgjegjësim shëndetësor
Nëntor - Dhjetor 2015 / 13 qytete të Shqipërisë
U mbyll me sukses aktiviteti STOP HIV/AIDS 2015, i organizuar nga Organizata Brainstorm në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, KSUMT, Y-PEER Albania dhe UNFPA, nga data 16 nëntor deri më 1 dhjetor 2015.
Aktiviteti kishte për qëllim sensibilizimin dhe informimin e të rinjve mbi këtë sëmundje. Konkretisht, aktiviteti përfshinte konsulta me të rinjtë, mbajtjen e leksioneve të hapura me gjimnazistët, me seanca pyetjesh dhe diskutimesh, si dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese mbi HIV/AIDS.
Një falënderim i veçantë shkon për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, që mundësoi realizimin e aktivitetit. Nga ana tjetër, falënderojmë të gjithë stafin tonë që punoi me përkushtim në realizimin e kësaj fushate, të shtrirë në 13 qytete dhe në 30 gjimnaze në mbarë vendin.