Evente shkencore

Organizuar nga “BRAINSTORM ORGANIZATION” në bashkëpunim me Universitetin Mjekësor të Tiranës dhe Këshillin Studentor të Universitetit Mjekësor të Tiranës. Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Kjo konferencë është realizuar në dy edicione, për herë të parë në llojin e vet. Janë paraqitur gjithsej 46 referime shkencore nga profesionistë të nderuar të të gjitha shkencave mjekësore dhe 14 referime nga studentë të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Mjekësisë, Fakultetit të Mjekësisë, Farmacisë dhe Mjekësisë Dentare, të cilët treguan një përkushtim maksimal për të kuruar çdo detaj akademik dhe organizativ.
Gjatë kësaj konference janë zhvilluar seancat e referimeve përkatëse nga profesionistë të nderuar me përvojë, duke trajtuar tema nga të gjitha shkencat mjekësore. Ato kanë pasur kryesisht në fokus tematika nga mjekësia interne, kirurgjikale, farmaceutike, dentare etj., duke u shoqëruar me seanca diskutimi dhe seksione të veçanta me prezantime poster.
Qëllimi kryesor i kësaj konference është të sjellë të rejat më të fundit nga kërkimet shkencore, si edhe t’i zhvillojë ato. Gjithashtu, ajo ka nxitur punën e studentëve drejt një formimi më të plotë profesional, gjë e cila është shpërblyer me promovimin e aftësive të tyre përkatëse.
Ky organizim është vlerësuar me 10/30 kredite nga QKEV (Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim).
Një falënderim i veçantë shkon për Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, për Ministrinë e Shëndetësisë, për rektorin e UMT, z. Ali Refatllari, dhe për dekanen e FM, znj. Mira Rakacolli; si dhe për komitetin organizativ të profesorëve dhe studentëve, që kanë mbështetur dhe kanë mundësuar zhvillimin e kësaj konference, duke i dhënë integritetin e duhur shkencor dhe profesional.