BRAINSTORMORGANIZATION
  • Home
  • Kush jemi?
  • Aktivitetet
    • Evente shkencore
    • Fushata sensibilizimi
    • Edukim & trajnime
    • Komuniteti & sporti
  • KNSHM 9
  • Librat e abstrakteve
  • Revista
  • Kontakt
Shqip
  • Shqip
  • English
  • Italiano
202608–10 MAJ

KKSHM 14

Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore

Tirana International Hotel & Conference Center

Evente shkencore

Rreth konferencës

Në datat 08–10 Maj 2026, u organizua Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 14 pranë Hotel Tirana International nga Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Universitetet Mjekësore në vend si: Universitetin Aldent, Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, Albanian University, etj., Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentarë, Shoqatën Shqiptare të Mjekësisë Interne, Shoqatën Shqiptare të Nefrologjisë, Lidhjen e Psikiatrisë Shqiptare, Shoqatën Shqiptare ORL, Shoqatën Shqiptare të Kujdesit Intensiv, Albanian Medical Events, Sanivia Medical Events, Altera Events, Klinikën Stomatologjike Universitare, Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë, Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë, Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, Akademinë e Farmacisë Eureka, Odën e Farmacistëve të Kosovës, Odën e Mjekëve të Kosovës, Odën e Stomatologëve të Kosovës, Universitetin e Barit, Universitetin ‘Gabriele d’Annunzio’ Chieti, Universitetin Unicamillus, dhe e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Konferenca u zhvillua përgjatë 3 ditëve. Në këtë event të rëndësishëm shkencor pati një numër të konsiderueshëm lektorësh nga vende të ndryshme si Amerika, Italia, Gjermania, Turqia, Rumania, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ishim të nderuar nga pjesëmarrja e profesorëve dhe e akademikëve të shquar të universiteteve ndërkombëtare të standardeve të larta, si Universiteti i Barit, Universiteti i Sienës, Universiteti La Sapienza, Romë, Universiteti Gabriele d’Annunzio, Chieti, Universiteti i Napolit, Universiteti i Prishtinës, universitete gjermane etj. Gjithashtu, figura të spikatura të mjekësisë shqiptare, profesorë dhe akademikë të nderuar të universiteteve mjekësore në vend paraqitën përvojën dhe arritjet e tyre në këtë aktivitet.

Konferenca përfshiu prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme: mjekësi e përgjithshme, farmaci, shëndet publik, mjekësi dentare, higjienë dentare, teknikë dentare, infermieri e përgjithshme, mami, fizioterapi, logopedi, teknikë laboratori, teknikë imazherie etj.

Foto nga aktiviteti

Të gjitha fotot në Facebook (876)

Abonohu për njoftime

Merrni të parët njoftimet për konferencat, trajnimet dhe aktivitetet tona.

Duke dërguar... Faleminderit! U abonuat me sukses. Abonimi nuk u krye. Provoni përsëri.
Brainstorm Organization
Education · Health · Science
Organizatë jo-qeveritare në fushat mjekësore, që prej vitit 2013.

Faqet

  • Home
  • Kush jemi?
  • Aktivitetet
  • Albanian Journal of Internal Medicine
  • Anëtarësohu
  • Kontakt

Konferencat

  • KNSHM 9
  • Të gjitha konferencat
  • KKSHM 14
  • KKSHM 13
  • KNSHM 8
  • KKSHM në Facebook
  • KKSHM në Instagram

Kontakt

  • info@brainstorm-al.org
  • brainstormorganisation@gmail.com
  • med.sci.conf@gmail.com
  • +355 69 293 2910
© 2026 Brainstorm Organization
  • Home
  • Kush jemi?
  • Aktivitetet
    • Evente shkencore
    • Fushata sensibilizimi
    • Edukim & trajnime
    • Komuniteti & sporti
  • KNSHM 9
  • Librat e abstrakteve
  • Revista
  • Kontakt
Shqip
  • Shqip
  • English
  • Italiano