BRAINSTORMORGANIZATION
  • Home
  • Kush jemi?
  • Aktivitetet
    • Evente shkencore
    • Fushata sensibilizimi
    • Edukim & trajnime
    • Komuniteti & sporti
  • KNSHM 9
  • Librat e abstrakteve
  • Revista
  • Kontakt
Shqip
  • Shqip
  • English
  • Italiano

5000
Anëtarë aktivë
5000
Profesionistë të përfshirë
200
Aktivitete të realizuara

Kush jemi?

BRAINSTORM është një organizatë joqeveritare, e cila e nisi aktivitetin si një grup të rinjsh kreativë dhe të përkushtuar në fushat mjekësore dhe sot përfshin mbi 5000 anëtarë aktivë, nga fushat mjekësore e jo vetëm.
Që prej krijimit në shtator 2013, BRAINSTORM ka arritur të realizojë mbi 200 aktivitete, konferenca, trajnime, fushata parandaluese dhe nisma me ndikim të gjerë publik në fushat mjekësore.

Misioni ynë

Misioni i BRAINSTORM është realizimi i aktiviteteve dhe projekteve me impakt të gjerë që kanë në fokus 3 fusha kryesore: shëndetësi, edukim dhe kërkim shkencor, duke nxitur përfshirjen dhe angazhimin e studentëve dhe profesionistëve të rinj, me qëllim rritjen e tyre profesionale dhe realizimin e aktiviteteve që synojnë promovimin dhe ruajtjen e shëndetit të popullatës shqiptare. 
​

Aktivitetet

BRAINSTORM ka në programin e saj mbi 20 aktivitete vjetore, që përfshijnë: fushata sensibilizuese mbi kujdesin shëndetësor në popullatë dhe promovimin e shëndetit të mirë; aktivitete shkencore, si konferenca, kongrese dhe trajnime kombëtare e ndërkombëtare në fushat mjekësore, me pjesëmarrjen e mbi 5000 profesionistëve; si dhe aktivitete të tjera social-kulturore, me përfshirjen e studentëve dhe të rinjve.
13
Vite veprimtari
25
Institucione partnere
20
Aktivitete vjetore
Gentjan Asllanaj, CEO i Brainstorm
Drejtimi

Gentjan Asllanaj

CEO

Është kënaqësi dhe privilegj të drejtoj një shoqatë që synon të promovojë zhvillimin shkencor, edukimin profesional dhe bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë, studentëve dhe komunitetit akademik.

Ne besojmë se zhvillimi i një komuniteti të suksesshëm kërkon më shumë se shkëmbimin e njohurive. Ai ndërtohet përmes edukimit të vazhdueshëm, përvojave të përbashkëta, inovacionit dhe angazhimit aktiv të të rinjve.

Në këtë frymë, shoqata jonë organizon kongrese dhe konferenca shkencore, programe edukative si Medical Summer School, si dhe aktivitete sportive dhe sociale për studentët, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim profesional, personal dhe bashkëpunim ndërdisiplinor.

Misioni ynë është të krijojmë një platformë gjithëpërfshirëse që nxit dijen, promovon ekselencën dhe fuqizon brezin e ardhshëm të profesionistëve.

Së bashku, synojmë të ndërtojmë një të ardhme ku shkenca, edukimi dhe bashkëpunimi janë forcat kryesore të progresit.

Ju falënderoj për besimin dhe përkushtimin tuaj në këtë rrugëtim të përbashkët.

LinkedIn
Çmimet

Çmimet që shoqata ka fituar

Ceremonia e dorëzimit të çmimit ACT NOW

ACT NOW

Ambasada Amerikane · Nëntor 2014

“ACT NOW” ishte një çmim, që erdhi si rezultat i vlerësimit të Ambasadës Amerikane për organizatën Brainstorm për të gjithë punën dhe kontributin në shoqëri, për ndihmën ndaj njerëzve në nevojë dhe për të gjithë tentativën për edukimin e vazhdueshëm që u ofrohet pjesëmarrësve të saj dhe të gjithë rinisë.


Dëshiron të bëhesh pjesë e Brainstorm?

Aplikimet janë të hapura për çdo student apo profesionist të shkencave mjekësore, brenda apo jashtë Shqipërisë.

Na kontakto

Anëtarësohu


A mund të bëhem pjesë?

BRAINSTORM është e hapur dhe mirëpret të gjithë studentët apo profesionistët e rinj të fushave të ndryshme (mjekësore, sociale etj.), brenda ose jashtë Shqipërisë që duan të japin kontributin e tyre dhe të angazhohen në aktivitetet tona.​

Si mund të kontribuoj?

Motoja e BRAINSTORM është kreativiteti. Çdo anëtar është i ftuar të sjellë ide të reja, të diskutojë mbi projekte dhe nisma aktive, si dhe të marrë pjesë në çdo aktivitet që realizohet, duke përfituar edhe certifikatë pjesëmarrjeje për çdo përfshirje.

Si mund të regjistrohem?

Për t’u regjistruar në BRAINSTORM duhet të plotësoni Formularin e Anëtarësimit Online (do të publikohet së shpejti) ose të paraqiteni pranë zyrës sonë. Tarifa e regjistrimit është 1.000 lekë. Pas regjistrimit do të pajiseni me Kartën e Anëtarësisë së BRAINSTORM.

APLIKO TANI

Aplikimet janë të hapura për çdo student apo profesionist të shkencave mjekësore, brenda apo jashtë Shqipërisë.
Kontaktoni në numrin +355692932910

Abonohu për njoftime

Merrni të parët njoftimet për konferencat, trajnimet dhe aktivitetet tona.

Duke dërguar... Faleminderit! U abonuat me sukses. Abonimi nuk u krye. Provoni përsëri.
Brainstorm Organization
Education · Health · Science
Organizatë jo-qeveritare në fushat mjekësore, që prej vitit 2013.

Faqet

  • Home
  • Kush jemi?
  • Aktivitetet
  • Albanian Journal of Internal Medicine
  • Anëtarësohu
  • Kontakt

Konferencat

  • KNSHM 9
  • Të gjitha konferencat
  • KKSHM 14
  • KKSHM 13
  • KNSHM 8
  • KKSHM në Facebook
  • KKSHM në Instagram

Kontakt

  • info@brainstorm-al.org
  • brainstormorganisation@gmail.com
  • med.sci.conf@gmail.com
  • +355 69 293 2910
© 2026 Brainstorm Organization
  • Home
  • Kush jemi?
  • Aktivitetet
    • Evente shkencore
    • Fushata sensibilizimi
    • Edukim & trajnime
    • Komuniteti & sporti
  • KNSHM 9
  • Librat e abstrakteve
  • Revista
  • Kontakt
Shqip
  • Shqip
  • English
  • Italiano