Eventi i radhës
KNSHM 9
Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore
Tirana International Hotel & Conference Center
Eventi i radhës
Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore
Tirana International Hotel & Conference Center
Në datat 20–22 Nëntor 2026 do të zhvillohet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore 9 pranë Hotel Tirana International & Conference Center, Tiranë, Shqipëri.
Ky event organizohet nga Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Universitetet Mjekësore në vend si: Universitetin Aldent, Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, Universitetin Barleti, etj., Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentarë, Shoqatën Shqiptare të Mjekësisë Interne, Shoqatën Shqiptare të Nefrologjisë, Lidhjen e Psikiatrisë Shqiptare, Shoqatën Shqiptare ORL, Shoqatën Shqiptare të Kujdesit Intensiv, Klinikën Stomatologjike Universitare, Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë, Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë, Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, Akademinë e Farmacisë Eureka, Odën e Farmacistëve të Kosovës, Odën e Mjekëve të Kosovës, Odën e Stomatologëve të Kosovës, Universitetin e Barit, Universitetin ‘Gabriele d’Annunzio’ Chieti, Universitetin Unicamillus dhe e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
Përgjatë tri ditëve, kongresi do të ofrojë një program të gjerë shkencor, të organizuar në 22 salla paralele, dy salla panairi, dy salla workshop-esh, si dhe kurse të specializuara për fusha të ndryshme të mjekësisë. Programi shkencor do të përfshijë tema nga një gamë e gjerë specialitetesh dhe profesionesh shëndetësore, ndër të cilat: mjekësi e përgjithshme, farmaci, shëndet publik, mjekësi dentare, higjienë dentare, teknikë dentare, infermieri e përgjithshme, mami, fizioterapi, logopedi, teknikë laboratori, teknikë imazherie, etj.
Në këtë event të rëndësishëm shkencor do të ketë më tepër se 100 personalitete akademike të huaj dhe më tepër se 1000 vendas. Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Italia, Gjermania, Turqia, Rumania, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Do të jemi të nderuar nga pjesëmarrja e profesorëve dhe e akademikëve të shquar të Universiteteve ndërkombëtare të standardeve të larta si Universiteti i Barit, Universiteti i Sienës, Universiteti La Sapienza, Romë, Universiteti Gabriele d’Annunzio, Chieti, Universiteti i Napolit, Universiteti i Prishtinës, Universitete Gjermane etj. Gjithashtu, figura të spikatura të mjekësisë shqiptare, profesorë dhe akademikë të nderuar të Universiteteve Mjekësore në vend do të paraqesin përvojën dhe arritjet e tyre në këtë aktivitet.
Pjesëmarrja në kongres përbën një mundësi për të ndjekur zhvillimet më të fundit shkencore, për të zgjeruar njohuritë profesionale dhe për të përfituar nga përvoja e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.
Ftojmë të gjithë profesionistët dhe studentët e interesuar të shkencave mjekësore të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 9.
Tarifa e regjistrimit për Mjekë, Stomatologë, Farmacistë, Teknikë të Farmacisë, Infermierë, Fizioterapistë, Logopedë, Mami, Teknikë të Lartë Laboratori, Imazheristë, Laborantë Dentarë dhe Higjienistë Dentarë:
6500 ALL (70 EUR)Në përshkrimin e pagesës shënoni emrin, atësinë, mbiemrin, profesionin dhe numrin e celularit. Mandatin e pagesës dërgojeni më pas te numri i sekretariatit +355692932910 për vijimin e procedurave.
Pjesëmarrësit nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të dërgojnë të dhënat e tyre te numri i sekretariatit +355692932910 për të rezervuar vendin dhe ta kryejnë pagesën kur të vijnë në kongres.
Për informacione të mëtejshme (WhatsApp, Viber): +355 69 293 2910 / +355 69 404 0521
Ju mirëpresim në këtë aktivitet të rëndësishëm shkencor!