
2017NËNTOR
KONGRESI I FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE 1
Evente shkencore
Nëntor 2017 · / · Tiranë, Shqipëri

Evente shkencore
Nëntor 2017 · / · Tiranë, Shqipëri
Më 3–4 nëntor 2017, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Universitetin e Prishtinës, Qendrën Universitare “Charité” Berlin, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Organizatën Brainstorm, organizoi Kongresin e 1-rë të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Tirana International Hotel & Conference Centre, në 8 salla. Referuan rreth 200 profesorë, 50 prej të cilëve profesorë të mirënjohur të huaj. Në njërën prej sallave u zhvillua Panairi Dentar, me pjesëmarrjen e distributorëve dhe firmave prestigjoze dentare në Shqipëri.