Aktiviteti u zhvillua në Stamboll, Turqi, me praktikë në Spitalin Acibadem, dhe përfshiu 300 studentë dhe 25 pedagogë. Programi kishte seminare, diskutime mbi temat e seminareve dhe tema sociale, lojëra dhe aktivitete sportive. Ditën e dytë pjesëmarrësit vizituan pikat kryesore historike dhe turistike të Stambollit, ndërsa ditën e tretë u mbajtën dy seminare dhe u kërkuan mendimet e studentëve për aktivitetin. Në fund u shpërndanë certifikatat.