Konferenca u zhvillua në Hotel Tirana International dhe zgjati tre ditë, me referime, pushime dhe një seksion të veçantë për prezantimet me poster. U mbajtën 60 referime, kryesisht nga pedagogë të universiteteve mjekësore, por edhe nga profesionistë të rinj. Studentët prezantuan 10 tema.
Në përfundim, komiteti shkencor dha çmimet për “Lektorin më të mirë” dhe “Posterin më të mirë”.