
2018NËNTOR
KONGRESI I FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE 2
Evente shkencore
Nëntor 2018 / · Tiranë, Shqipëri

Evente shkencore
Nëntor 2018 / · Tiranë, Shqipëri
Më 8–10 nëntor 2018, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Profesionistëve Dentarë, me mbështetjen shkencore të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, në bashkëpunim me Urdhrin e Stomatologut të Shqipërisë, Klinikën Stomatologjike Universitare, Universitetin “Aldent”, Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, “Albanian University” dhe shumë universitete prestigjoze europiane e botërore, organizoi Kongresin e 2-të të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Aktiviteti u zhvillua në 8 salla. Referuan rreth 200 profesorë, 60 prej të cilëve profesorë të mirënjohur të huaj. Në njërën prej sallave u zhvillua Panairi Dentar, me pjesëmarrjen e distributorëve dhe firmave prestigjoze dentare në Shqipëri.