

Më 15–16 nëntor 2019, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Profesionistëve Dentarë, me mbështetjen shkencore të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, në bashkëpunim me Urdhrin e Stomatologut të Shqipërisë, Klinikën Stomatologjike Universitare, Universitetin “Aldent”, Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, “Albanian University” dhe shumë universitete prestigjoze europiane e botërore, organizoi Kongresin e 3-të të Stomatologjisë Shqiptare.
Aktiviteti u zhvillua në 8 salla. Referuan rreth 200 profesorë, 60 prej të cilëve profesorë të mirënjohur të huaj. Në njërën prej sallave u zhvillua Panairi Dentar, me pjesëmarrjen e distributorëve dhe firmave prestigjoze dentare në Shqipëri.
























