

Edicioni i 5-të i Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore, me lektorë nga Shqipëria dhe nga jashtë, sesione paralele dhe workshop-e.
Kongresi u zhvillua më 18–20 nëntor 2022 në Hotel Tirana International dhe zgjati tre ditë, me referime, pushime dhe një seksion të veçantë për prezantimet me poster. U mbajtën 300 referime, kryesisht nga pedagogë të universiteteve mjekësore, por edhe nga profesionistë të rinj. Studentët prezantuan 10 tema. Morën pjesë 70 kompani mjekësore dhe rreth 3.000 profesionistë nga Shqipëria dhe rajoni.
























