

Edicioni i 11-të i Kongresit Kombëtar të Shkencave Mjekësore, me leksione, sesione shkencore dhe workshop-e për profesionistët dhe studentët e shkencave mjekësore.
Kongresi u zhvillua më 5–7 maj 2023 në Hotel Tirana International dhe zgjati tre ditë, me referime, pushime dhe një seksion të veçantë për prezantimet me poster. U mbajtën 500 referime, kryesisht nga pedagogë të universiteteve mjekësore, por edhe nga profesionistë të rinj. Studentët prezantuan 10 tema. Morën pjesë 70 kompani mjekësore dhe rreth 3.500 profesionistë nga Shqipëria dhe rajoni.
























