

Edicioni i 6-të i Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore, me lektorë nga Shqipëria dhe nga jashtë, sesione paralele dhe workshop-e.
Kongresi u zhvillua më 17–19 nëntor 2023 në Hotel Tirana International dhe zgjati tre ditë, me referime, pushime dhe një seksion të veçantë për prezantimet me poster. U mbajtën 550 referime, kryesisht nga pedagogë të universiteteve mjekësore, por edhe nga profesionistë të rinj. Morën pjesë 100 kompani mjekësore dhe rreth 4.000 profesionistë nga Shqipëria dhe rajoni.
























