

Edicioni i 12-të i Konferencës Kombëtare të Shkencave Mjekësore, me leksione, sesione shkencore dhe workshop-e për profesionistët dhe studentët e shkencave mjekësore.
Konferenca u zhvillua më 10–12 maj 2024 në Hotel Tirana International dhe zgjati tre ditë, me referime, pushime dhe një seksion të veçantë për prezantimet me poster. U mbajtën 550 referime, kryesisht nga pedagogë të universiteteve mjekësore, por edhe nga profesionistë të rinj. 120 studentë prezantuan temat e tyre. Morën pjesë 70 kompani mjekësore dhe rreth 4.000 profesionistë nga Shqipëria dhe rajoni.
























