
MEDICAL WINTER SCHOOL 12
Edukim & trajnime
Budapest, Hungari · Vjenë, Austri

Edukim & trajnime
Budapest, Hungari · Vjenë, Austri
Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Albanian Medical Events, Akademinë Eureka, Akademinë Ivodent, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentarë, Shoqatën e Nefrologjisë, Universitetin e Barit, Universitetin Gabriele d’Annunzio, Chieti, Universitetet Mjekësore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si Universiteti Aldent, Albanian University, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Medicalb dhe Klinika Le Ciel, realizoi për të 12-in vit “Medical Winter School 12”, në datat 05–10 Dhjetor 2025, në Budapest, Hungari dhe Vjenë, Austri.
Ky aktivitet mjaft i veçantë përfshiu 10 trajnime mjekësore të mirëfillta nga profesorë të nderuar të universiteteve mjekësore në vend. Të gjitha temat u trajtuan në formën e workshop-eve dhe diskutimeve interaktive mes lektorëve dhe studentëve pjesëmarrës. Gjithashtu, në këtë aktivitet nuk munguan argëtimet, eventet sociale, bisedat tematike mes studentëve dhe momentet festive. Në fund të aktivitetit u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes.