

Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Albanian Medical Events, Akademinë “Eureka”, Akademinë “Ivodent”, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentarë, Shoqatën e Nefrologjisë, Universitetin e Barit, Universitetin “Gabriele d’Annunzio” Chieti, Universitetet Mjekësore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si Universiteti “Aldent” dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe me mbështetjen e madhe të kompanive si Medicalb dhe Altera Events, organizoi për të 13-in vit radhazi aktivitetin “Medical Summer School”, në datat 01–04 Tetor 2026, në Zakynthos, Greqi (All Inclusive).
Ky aktivitet përfshiu 10 referime mjekësore nga profesorë të nderuar të Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe lektorë nga kompanitë mjekësore. Të gjitha temat u trajtuan në formën e workshop-eve dhe diskutimeve interaktive mes lektorëve dhe studentëve pjesëmarrës, me qëllim përvetësimin sa më të mirë të tyre nga studentët dhe profesionistët.
Gjithashtu, në këtë aktivitet nuk munguan argëtimet, eventet sociale, bisedat tematike mes studentëve dhe momentet festive.
Resorti ku u qëndrua është një destinacion i mirëfilltë turistik me standarde shumë të larta, Ultra All Inclusive, me 5 yje, me aktivitete të përfshira si yoga, volejboll, futboll, water zumba, disko, show time etj.
Programi i aktivitetit
- 01 Tetor: Nisja nga Tirana në orën 17:00 dhe udhëtimi me autobus nëpërmjet Janinës, me pushime të shkurtra gjatë rrugës.
- 02 Tetor: Mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në resort. Hapja e konferencës dhe referimet e para. Mbrëmje festive në hotel.
- 03 Tetor: Mëngjesi në hotel. Vizitë në plazh. Mbrëmje festive në anije.
- 04 Tetor: Mëngjesi në hotel. Shpërndarja e certifikatave të aktivitetit. Nisja për në Tiranë, me vizita gjatë rrugës në Patra dhe Janinë.
























