
MEDICAL WINTER SCHOOL 13
Edukim & trajnime
Lecce, Alberobello, Brindisi & Bari, Puglia, Itali

Edukim & trajnime
Lecce, Alberobello, Brindisi & Bari, Puglia, Itali
Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Albanian Medical Events, Akademinë “Eureka”, Akademinë “Ivodent”, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentarë, Shoqatën e Nefrologjisë, Universitetin e Barit, Universitetin “Gabriele d’Annunzio” Chieti, Universitetet Mjekësore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, dhe me mbështetjen e madhe të kompanive si Medicalb, Altera Events dhe Dental Leader Cors, organizon për të 13-in vit radhazi Medical Winter School 13, në datat 04–07 Dhjetor 2026, në Alberobello, Lecce, Brindisi dhe Bari, Puglia, Itali.
Ky aktivitet do të përfshijë 10 referime mjekësore nga profesorë të nderuar të Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe lektorë nga kompanitë mjekësore.
Brenda kostos përfshihen:
Nisja nga Tirana gjatë orëve të pasdites drejt portit të Durrësit. Kryerja e procedurave të imbarkimit dhe nisja me traget drejt Barit, Itali. Udhëtimi gjatë natës.
Mbërritja në portin e Barit gjatë orëve të mëngjesit. Vizitë në atraksionet kryesore turistike të qytetit. Më pas, udhëtim drejt Lecces dhe akomodimi në hotel. Hapja e konferencës dhe zhvillimi i referimeve shkencore. Në mbrëmje, vizitë në qendrën historike të Lecces dhe kohë e lirë për të eksploruar qytetin.
Mëngjesi në hotel. Guidë turistike në rajonin e Puglias, me vizitë në qytetin karakteristik të Alberobellos, i njohur për ndërtesat tradicionale Trulli, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kohë e lirë për shëtitje. Në mbrëmje, organizimi i mbrëmjes festive për pjesëmarrësit.
Mëngjesi në hotel. Shpërndarja e certifikatave të pjesëmarrjes. Vizitë në Universitetin e Barit “Aldo Moro”, për t’u njohur me institucionin dhe aktivitetin e tij akademik e shkencor. Më pas, nisja drejt qytetit bregdetar të Brindisit, i njohur për historinë, arkitekturën dhe portin e tij mesdhetar.
Gjatë kohës së lirë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë atmosferën festive të dhjetorit, të eksplorojnë qendrat historike dhe të njihen me kulturën, traditat dhe gastronominë karakteristike të rajonit të Puglias.
Hoteli ku do të qëndrohet është një destinacion i mirëfilltë turizmi me standarde tepër të larta, me 4 yje.
Numri i personave që do të përzgjidhen është i limituar, përkatësisht 150 studentë dhe 50 profesionistë, ndaj përzgjedhja e aplikantëve do të kalojë në 3 faza.
Afati i fundit i regjistrimit për fazën e parë: 22 Nëntor 2026
Për info kontaktoni në 069 293 2910. Ju mirëpresim!