

Në datat 05–10 Mars 2026, u organizua Trajnime Multidisiplinare Mjekësore 14, Acibadem Hospital Internship, në Stamboll, Turqi, nga Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Albanian Medical Events, Akademinë Eureka, Akademinë Ivodent, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentarë, Shoqatën e Nefrologjisë, Universitetet Mjekësore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si Universiteti Aldent, Albanian University, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe me mbështetjen e madhe të kompanive si Sanvia Medical Events, Altera Events, Medicalb dhe Klinika “Le Ciel”.
Acibadem Hospital dhe Istinye Hospital, ndër spitalet më të mëdha në botë, ofruan një trajnim falas për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, në të gjitha fushat mjekësore. Të gjitha temat u trajtuan në formën e workshop-eve dhe diskutimeve interaktive mes lektorëve dhe studentëve pjesëmarrës, me qëllim përvetësimin sa më të mirë të tyre nga studentët dhe profesionistët. Po ashtu, u organizua një tur në ambientet e Universitetit Acibadem.
Gjithashtu, në këtë aktivitet nuk munguan argëtimet, eventet sociale, bisedat tematike mes studentëve dhe momentet festive.
Programi i 6 ditëve të aktivitetit
- 05 Mars: Nisja nga Tirana në orën 11:00 dhe udhëtimi me autobus nëpërmjet Kapshticës dhe Selanikut për në Stamboll, me pushime të shkurtra gjatë rrugës.
- 06 Mars: Mbërritja në Stamboll. Udhëtim në Eminönü (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit, në drejtim të Detit të Zi, për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër Rumelihisar. Transporti dhe sistemimi në hotel dhe kohë e lirë për pushim. Pasdite u zhvillua konferenca në hotel dhe në darkë u vizitua sheshi Taksim.
- 07 Mars: Mëngjesi në hotel. Vizitë në monumentet kryesore të qytetit, si Xhamia Blu, Hipodromi, Bazilika e famshme e Shën Sofisë, Pallati i Sulltanit, Basilica Cistern, Grand Bazaar etj. Kthim në hotel. Mbrëmje festive në darkë në anije, tur në Bosfor.
- 08 Mars: Mëngjesi në hotel. Vizitë dhe trajnim në Istinye University / Liv Hospital Bahçeşehir. Udhëtim me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Galatës dhe kalimi në urat e varura të Bosforit për në Kontinentin Aziatik. Vizitë në Dolmabahçe dhe në sheshin Taksim. Kthim në hotel. Mbrëmje GALA me të gjithë pjesëmarrësit.
- 09 Mars: Mëngjesi në hotel. Vizitë në akuariumin e Stambollit dhe në qendër tregtare. Nisja për në Tiranë rreth darkës.
- 10 Mars: Mbërritja në Tiranë rreth orës 08:00.
Pjesëmarrësit që udhëtuan me linjë ajrore u nisën në datën 06 Mars dhe u kthyen në datën 09 Mars.
Hoteli ku u qëndrua është një destinacion i mirëfilltë turistik me standarde shumë të larta, me 5 yje. Gjatë kohës së lirë mund të shfrytëzoheshin ambientet e larmishme të resortit, si kalceto, sauna, palestër, lojëra ping-pong, bilardo, pishina etj.
Në fund të aktivitetit u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes.
























