
TRAJNIME MULTIDISIPLINARE MJEKËSORE 16
Edukim & trajnime
Varshavë & Krakovë, Poloni

Edukim & trajnime
Varshavë & Krakovë, Poloni
Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Albanian Medical Events dhe partnerë akademikë, institucionalë dhe kompani të fushës mjekësore, organizoi edicionin e radhës të Trajnimeve Multidisiplinare Mjekësore 16, në datat 23–26 Tetor 2026, në Varshavë dhe Krakovë, Poloni.
Aktiviteti synoi të bashkojë profesionistë të fushave të ndryshme të shkencave mjekësore në një program që ndërthur formimin profesional, diskutimet interaktive, eksperiencën ndërkombëtare dhe vizitat kulturore në dy prej qyteteve më të rëndësishme të Polonisë.
Programi shkencor përfshiu referime dhe prezantime nga lektorë dhe profesionistë të fushës së mjekësisë, me tema multidisiplinare dhe diskutime interaktive me pjesëmarrësit.
Nisja u bë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me fluturim drejt Varshavës. Pas mbërritjes në Varshavë, grupi shkoi drejt hotelit për akomodim. Në mbrëmje u zhvillua një vizitë në Old Town Warsaw, e ndjekur nga kthimi në hotel.
Pas mëngjesit në hotel, dita iu kushtua vizitës së pikave kryesore turistike dhe historike të Varshavës. Programi përfshiu Castle Square, Royal Castle, Sigismund’s Column, Old Town Market Square, Barbican dhe muret historike, Krakowskie Przedmieście, Presidential Palace, Holy Cross Church, zonën e Chopin dhe Nowy Świat. Pas vizitave pati kohë të lirë dhe më pas programi vijoi me Palace of Culture and Science dhe Złote Tarasy.
Pas mëngjesit në hotel, u bë nisja drejt Auschwitz–Birkenau Memorial and Museum, ku u zhvillua vizita në kompleksin historik. Më pas udhëtimi vazhdoi drejt Krakovës, ku pas mbërritjes u bë akomodimi në hotel dhe pati kohë të lirë. Në mbrëmje u vizitua qendra historike e qytetit, duke përfshirë Old Town Kraków, Rynek Główny, Cloth Hall, St. Mary’s Basilica dhe Ulica Floriańska, si dhe një shëtitje në zonën historike të Krakovës.
Pas mëngjesit në hotel dhe check-out-it, programi vijoi me vizitën në zonën e Wawel Castle, lumin Vistula, Kazimierz, lagjen historike hebraike dhe qendrën historike të Krakovës. Pas përfundimit të vizitave u bë nisja drejt Aeroportit të Varshavës për fluturimin e kthimit drejt Tiranës.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësi të ndërthurin zhvillimin profesional me eksperiencën kulturore dhe sociale, duke vizituar disa nga monumentet, muzetë dhe zonat historike më të njohura të Polonisë.